Lidhje

Bagdat: 4 të vdekur nga shpërthimi i makinës bombë - 2004-05-31


Nga shpërthimi i një makine-bombë në një rrugë me trafik të dendur të Bagdatit humbën jetën të paktën 4 vetë dhe u plagosën më tepër se 20 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi pranë zyrave administrative të Shteteve të Bashkuara, pothuajse në të njejtin vend, ku para dy javësh u vra me atentat kryetari i Këshillit Qeverisës Irakian.

Zyrtarët thonë se shumica e viktimave ishin kalimtarë të rastit. Ndërkohë, dy ushtarë amerikanë u vranë së bashku me një numër milicësh irakianë besnikë të një kleriku të kërkuar pranë qyteteve jugore Najaf dhe Kufa.

Një gazetar i CNN-it pranë forcave amerikane tha se luftime të ashpra shpërthyen mbrëmë kur trupat amerikane po përpiqeshin të siguronin një stacion policie.//ii

XS
SM
MD
LG