Lidhje

Publikohet raporti i ri i Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin - 2004-06-22


Departamenti amerikan i Shtetit publikoiraportin e tij të rishikuar për terrorizmin në botë, që tregon një ngritje të ndjeshme të numrit të viktimave të shkaktuara nga terroristët vitin e kaluar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell e paraqiti variantin e korigjuar të raportit te marten mbrema. Ai ka pranuar se raporti fillestar përmbante gabime.

Raporti i ri shkruan se në botë janë kryer 208 sulme terroriste gjatë vitit 2003, në vend të 190 sulmeve që përmbante raporti fillestar.

Në të thuhet gjithashtu se 625 njerëz u vranë në sulmet terroriste nëpër botë vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i 307 sulmeve që përmendeshin në dokumentin fillestar.

Administrata e Presidenit Bush i kishte quajtur statistikat e gabuara si provë se lufta kundër terrorizmit po shkon mirë, duke thënë se shifrat ishin më të ultat në dy dekada.

Disa demokratë thonë se të dhënat ishin të manipuluara për qëllime politike.// lk //

XS
SM
MD
LG