Lidhje

Gjenerali Nebojsha Pavkoviç shpreh pakënaqësi ndaj masave për ekstradimin e tij në Gjykatën e Hagës - 2004-07-02


Ish shefi i ushtrisë jugosllave Gjenerali Nebojsha Pavkoviç ka shprehur pakënaqësi ndaj masave të ministrisë së jashtme të Serbisë e Malit të Zi për ta ekstraduar atë në Gjykatën e Hagës.

Gjenerali Pavkoviç i bëri këto komente dje një ditë pasi ministria ia dorëzoi padinë e tij dhe të tre gjeneralëve të tjerë një gjykate të Beogradit. Ai tha se kishte jetuar gjithë jetën e tij duke mbrojtur Serbinë dhe tani ishte i zhgënjyer me udhëheqjen e republikës.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës ka akuzuar të katër gjeneralët për rolin e tyre në konfliktin e Kosovës në fund të viteve 90-të. Serbia është nën presionin ndërkombëtar për t’i dorëzuar ata. Një veprim i tillë do të përmirësonte mardhëniet e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

//ze//

XS
SM
MD
LG