Lidhje

Si do të vazhdojnë procedurat në gjyqin e Sllobodan Millosheviç? - 2004-07-05


Gjykatësit në gjyqin për krime lufte kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, pritet të vendosin sot mbi mënyrat se si do të vazhdojnë procedurat në të ardhmen.

Dje, 3 gjykatësit në Hagë vendosën të shtyjnë fazën e mbrojtjes të gjyqit për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes shëndetsore të zotit Millosheviç. Krye-gjykatësi kërkoi një rishikim të rrënjësishëm të procedurave ligjore, përfshirë edhe çështjen në se gjyqi i Kombeve të Bashkuara duhet të vazhdojë.

Millosheviçi 62 vjeçar vuan nga tensioni i lartë i gjakut dhe është ankuar për probleme në zemër. Gjyqi i tij, i cili filloi para gati 2 vjet e gjysëm, është ndërprerë disa herë për shkak të problemeve shëndetsore të të pandehurit.

Zoti Millosheviç përballet me 60 akuza për krime lufte dhe gjenocid, që lidhen me luftërat në Ballkan në vitet 90-të dhe përpjekjet për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova në vitin 1999.

//ze//

XS
SM
MD
LG