Lidhje

Irak: Vriten të paktën 4 anëtarë të rojes kombëtare të vendit - 2004-08-03


Një autobombë shpërtheu në një postbllok në qytetin Bakuba të Irakut, ku u vranë të paktën 4 anëtarë të rojes kombëtare të vendit.

Shpërthimi i sotëm në veri të Bagdadit shkaktoi të paktën edhe 6 të plagosur po nga roja kombëtare. Sot më herët, nga një shpërthim në anë të rrugës në Bagdat u vra shefi i një rajoni policie dhe u plagosën dy policë të tjerë.

Ndërkaq, ushtria amerikane tha se kryengritësit kryen një shpërthim në naftësjellësin në verilindje të Irakut, duke shkaktuar kështu shtyrjen e rifillimit të eksporteve nëpërmjet Turqisë.

Dy marinsa amerikanë kanë humbur jetën që nga dje gjatë operacineve ushtake në provincën al-Anbar në perëndim të Bagdadit. Po nga një shpërthim bombe në anë të rrugës, në Bagdad u vranë dy ushtarë amerikanë dhe u plagosën dy të tjerë.

//ze//

XS
SM
MD
LG