Lidhje

Në një video të vendosur në një faqe islamike interneti shihet prerja e kokës së një pengu egjiptian - 2004-08-13


Në një video të vendosur në një faqe islamike interneti shihet prerja e kokës së një pengu egjiptian.

Në të viktima identifikohet si Mohammed Fawzi Abdel Mutuwali i cili akuzohet për spiunazh në favor të Shteteve të Bashkuara.

Grupi terrorist i udhëhequr nga Abu Musab al-Zarqawi ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.

Në fillim të kësaj jave, pati njoftime se ekstremistët muslimanë i kishin prerë koken një shtetasi egjiptian, por zyrtarët egjiptian nuk ishin në gjendje të vërtetonin këtë njoftim.

Të merkuren, një video e vendesor në një faqe islamike interneti tregonte fotografi ku i pritej koka një agjenti të CIA-s, por zyrtarët amerikanë thonë se të gjithë agjentët e CIA-s janë gjallë. Identiteti i viktimës në këtë video nuk është përcaktuar ende.//ii

XS
SM
MD
LG