Lidhje

Irak: qetësohen luftimet në Naxhaf - 2004-08-13


Luftimet në qytetin Naxhaf janë qetësuar, ndërkohë që zyrtarë të qeverisë dhe ndihmës të klerikut radikal shiit Moktada al-Sadr përpiqen të negociojnë për të ndalur luftimet.

Ka pasur njoftime kontradiktore lidhur me faktin nëse kleriku është plagosur ose jo nga luftimet e mbrëmshme. Ndihmësit e tij thonë se al-Sadr është plagosur, por shtojnë se plagët e tij nuk janë serioze.

Megjithatë, ministri i brendshëm i Irakut e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Një zëdhënës i klerikut nxori një listë kërkesash për tërheqjen e luftëtarëve të al-Sadrit nga Naxhafi. Ai tha se milicitë Mehdi do të largohen nëse trupat amerikane tërhiqen dhe autoritetet fetare marrin në dorë administrimin e qytetit.

Ndërkaq në qytetin e shenjtë Naxhaf dëshmitarët thonë se pati goditje ajrore amerikane.

Ndërsa në Bagdat mijëra përkrahës të al-Sadrit zhvilluan një tubim proteste.//ii

XS
SM
MD
LG