Lidhje

Zyrtarët thonë se Presidenti Bush mund të tërheqë deri në 100 mijë trupa nga Evropa dhe Azia - 2004-08-15


Zyrtarët amerikanë thonë se Presidenti Bush ka në plan të tërheqë deri në 100 mijë trupa nga Evropa dhe Azia, si pjesë e një riorganizimi rrënjësor të forcave amerikane në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Zyrtarët, të cilët kërkuan të mos identefikoheshin, thonë se presidenti do ta bëjë të njohur nismën e re në një fjalim që do të mbajë nesër para veteranëve në qytetin Cinsinati të shtetit Ohajo.

Sipas mjeteve të informimit, ata thanë se shumica e trupave amerikane që do të tërhiqen ndodhen në Evropë dhe disa në Korenë e Jugut.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni i kanë filluar para disa vjetësh diskutimet rreth këtij riorganizimi ushtarak.

Zyrtarët thonë se Uashingtoni kërkon të riorganizojë forcat ushtarake në mënyrë që të përballojë kërcënimet e shekullit 21.

XS
SM
MD
LG