Lidhje

Lojrat Olimpike: Dita e dytë sjell 12 medalje ari - 2004-08-16


Dita e dytë e plotë e garave në lojrat olimpike të Athinës solli 12 fitues medalje ari. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Stevenson, njofton nga kryeqyteti grek se dje u thyen rekorde dhe na sjell hollësi rreth disa rezultateve të papritura.

Ekipi amerikan olimpik i basketbollit nuk luajti dje për medalje, por u bë pjesë e historisë olimpike në ndeshjen e tij të parë. Ekipi i Porto Rikos mundi kampionët olimpikë me rezultatin 92-73. Ekipi amerikan kishte fituar 25 ndeshje olimpike me radhë që kur filluan të merrnin pjesë lojtarët profesionistë të basketbollit.

Udomporn Polsaku u bë gruaja e parë nga Tajlanda që fiton medalje ari, duke zënë vendin e parë në ngritjen e peshave në kategorinë 53 kilogramë. Ngritsi turk i peshave, Halil Mutlu, fitoi medaljen e arit për të tretën herë me radhë në lojrat olimpike në kategorinë 56 kilogramë.

Sara Karrigan e Australisë fitoi garën e çiklizmit në rrugë, e pasuar nga gjermania Xhudith Arndt.

Matato Ushishiba fitoi medaljen e tretë për Japoninë duke zënë vendim e parë në xhudo në kategorinë 66 kilogramë për meshkuj. Gjiang Dongmei e Kinës mundi Yuki Yokusawën e Japonisë dhe zuri vendin e parë në kategorinë 52 kilogramë për femra.

Notarët e Afrikës së Jugut siguruan medaljen e arit në stafetën 4 me 100 për meshkuj në kohën rekord prej një minut e 13 presje një sekonda. Holanda doli e dyta e pasuar nga notarët amerikanë, të cilët në të kaluarën kanë mbizotëruar në këtë garë.

Notari japonez Kosuke Kitaxhima fitoi medaljen e arit në garën 100 metra bretkosë për meshkuj, i pasuar nga amerikani Brendam Hansen me medaljen e argjent dhe francezi Hugues Dunbosk me medaljen e bronzit.

Australianja Petria Thomas fitoi medaljen e dytë të arit në lojrat e Athinës, duke zënë vendin e parë në garën 100 metra flutur, e pasuar nga Otilia Jedzhezhak e Polonisë dhe ishi kampionia olimpike Inge de Brujin e Holandës. Laure Manaudou siguroi medaljen e dytë të arit për Francën në këto lojra, duke fituar garën 400 metra stil i lirë për femra, e pasuar nga polakja Otilja Dezhezhak e Polonisë dhe Kaitlin Sandeno e Shteteve të Bashkuara.

Në qitje, Olena Kosteviç e Ukrainës fitoi medaljen e arit në garën 10 metra me postiletë pneumatike, duke mundur Jasna Sekariçin e Serbisë dhe Malit të Zi në finale. Medaljen e bronzit e fitoi Maria Grozhdeva e Bullgarisë. Rusi Aleksei Alipov goditi të 25 objektivat në finale, duke fituar medaljen e arit dhe barazuar rekordin olimpik me 149 pikë. Italiani Xhiovani Pelleilo fitoi medaljen e argjentë dhe Adam Vella i Australisë medaljen e bronzit.

Pas ditës së dytë të garave, Kina kryeson me 5 medalje ari. Kinezët ka fituar gjithsej 7 medalje. Australia radhitet e dyta me 4 medalje ari dhe tetë gjithsej. Japonia është në vend të tretë me 5 medalje, katër prej tyre ari. Dhe më pas radhiten Italia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG