Lidhje

Stemat - traditë e Lojrave Olimpike - 2004-08-24


Mbledhja e stemave dhe këmbimi i tyre është një nga aktivitetet e vogla të Lojrave Olimpike të Athinës.

Shkëmbimi i stemave zakonisht bëhet tek arenat ku zhvillohen garat, nëpër trotuare dhe në të gjithë qytetin. Në stema zakonisht paraqiten sportet Olimpike, si gjuatja me hark dhe vrapimi. Disa të tjera kanë shenjën e Lojrave Olimpike.

Koleksionistët vijnë në pikat e shkëmbimit të stemave për të blerë dhe shitur stema të reja. Ata sjellin gjithashtu me vete edhe koleksionet e tyre të stemave, për t’i shkëmbyer disa prej tyre me stema më të rralla, apo që pëlqehen më shumë.

Në Lojrat e Athinës, stemat nuk janë dhe aq të përhapura sa kanë qenë në Lojrat e mëparshme Olimpike, por përsëri shumë pjesëmarrësve u pëlqejnë çikërrimat që ruajnë në vetvete shijen Lojrave verore.

Çdo vend që organizon Lojërat Olimpike, nëpërmjet stemave, përpiqet të nxisë kulturën e tij, historinë e tij. Nuk është rastësi që Komiteti Ndërkombëtar i Lojrave ka theksuar në mënyrë të veçantë rëndësinë e stemave, dhe ka bërë mirë, për arsye se në këtë mënyrë ideja ndërkomëtare e Lojrave Olimpike dhe historia e vendit ku ato zhvillohen bëhet e njohur në mbarë botën. Pikërisht për këtë stemat janë të rëndësishme, thotë Nikos Kostantopulos, president i kompanisë që prodhon stemat.

Por ndërsa pëlqehen gjatë ditëve që zhvillohen Lojrat, stemave zakonisht nuk u rritet vlera më pas. Megjithatë, spaktatorëve u pëlqejnë ato si suvenire, si një kujtim i vogël nga Lojrat Olimpike.// lk //

XS
SM
MD
LG