Lidhje

Athinë: Lojrave Olimpike u afrohet fundi - 2004-08-29


Lojrave olimpike të Athinës po u afrohet fundi. Dje u zhvilluan gara për medalje ari në 12 sporte. Argjentina fitoi medaljet e para të arit pas 52 vjetësh, duke fituar jo vetëm titullun e kampiones në futboll për meshkuj, por mundi edhe Italinë në basketboll me rezultatin 84-69.

Ekipi amerikan i basketbollit për meshkuj mundi Lituaninë në ndeshjen për medaljen e bronzit. Kurse ekipi amerikan i basketbollit për femra fitoi titullin e kampiones olimpike për të tretën herë me radhë.

Kina fitoi medalje ari në volejboll për femra, e para në këtë sport pas 20 vjetësh, dhe në hedhjen nga platëforma 10 metra për meshkuj.

Boksieri kuban i peshës së rëndë, Odlanier Solis fitoi në ndeshjen finale kundër Viktar Zujevit të Bjellorusisë.

Në mundje të stilit të lirë, Mavlet Batirov i Rusisë fitoi në peshën 55 kilogramë, kurse ukrainasi Elbrus Tedejev fitoi medaljen e arit në peshën 66 kilogramë. Mundsi amerikan Kael Sanderson zuri vendin e nderit në peshën 84 kilogramë dhe Artur Rajmazovi i Uzbekistanit fitoi në peshën 120 kilogramë.

Në atletikë, Kelli Homës e Britanisë u bë vrapuesja e tretë në historinë olimpike që fiton medalje ari në garat 1500 dhe 800 metra. Edhe Hiçam El Geruzh i Marokut fitoi medalje ari në garat 5000 mijë dhe 1500 metra.

Shtetet e Bashkuara morën medalje ari në stafetat 4 me 400 për meshkuj dhe për femra, por ekipi britanik i meshkujve zuri vendin e parë në stafetën 4 me 100, garë e cila zakonisht është mbizotëruar nga atletët amerikanë.

Pas ditës së 15-të të lojrave, Shtetet e Bashkuara kryesojnë tabelën e medaljeve me 100, të pasuara nga Rusia me 84 dhe Kina me 62.

XS
SM
MD
LG