Lidhje

Teherani deklaron se nuk mund të pezullojë një pjesë të programit të tij bërthamor - 2004-09-12


Një zyrtar i lartë iranian bëri të ditur se Teherani nuk mund të pezullojë një pjesë kyçe të programit të tij bërthamor për një periudhë të papërcaktuar, paralajmërim ky që vjen ndërsa agjencia bërthamore e OKB-së po konsideron të ndërmarrë masa kundër Iranit.

I dërguari iranian Hossein Moussavian e përmendi çështjen e pasurimit të uraniumit në Vienë, ndërkohë që anëtarë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike diskutonin nëse do t’i jepnin Teheranit një afat për të bërë të njohur tërësisht natyrën e programit të tij bërthamor.

Kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Mohamed el-Baradei tha se hetimet e agjencisë për Iranin janë ”një proces i hapur” i cili do të përfundojë vetëm atëherë kur ai të mendojë se ato janë përfunduar.

Një propozim i hartuar nga Anglia-Franca-Gjermania paralajmëron se veprime të mëtejshme janë të mundura nëse Irani nuk bashkëpunon deri në takimin e ardhshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në nëntor.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin se po provon të ndërtojë një bombë bërthamore. Ndërsa Irani thotë që programi i tij bërthamor i është kushtuar vetëm prodhimit të energjisë.

XS
SM
MD
LG