Lidhje

Kryeministri irakian i kërkon OKB-së më shumë ndihmë për vendin e tij - 2004-09-25


Kryeministri irakian, Ijad Allaui, i bëri thirrje Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për më shumë ndihmë për vendin e tij të trazuar.

Zoti Allaui u bëri thirrje dje vendeve paqedashëse të qëndrojnë përkrah Irakut, duke thënë se vendit të tij i nevojiet ndihmë e menjëhershme.

Ai tha se regjimi i Sadam Huseinit e ka lënë vendin në amulli, por shtoi se tani Iraku po punon për të rimëkëmbur ekonominë dhe për të nxitur kulturën.

Kryeministri vuri në dukje se shumë vende kanë kundërshtuar luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të përmbysur paraardhësin e tij dhe tha se ato divergjenca nuk duhet të bllokojnë mbështetjen e tyre për Irakun në përpjekjet e tij për demokraci dhe liri.

Zoti Allaui kishte në plan të takohej dje edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, për diskutime rreth shqetësimeve të sigurimit në lidhje me zgjedhjet kombëtare irakiane të planifikuar për në janar.

XS
SM
MD
LG