Një pjestar i Shërbimit Policor të Kosovës është vrarë mbrëmë vonë në rrethana të paqarta në një fshat të Kosovës perëndimore.
Zyrtarët e policisë thanë se incidenti ka ndodhur rreth orës 22 të natës së kaluar në fshatin Qyshk të komunës së Pejës, ku sipas njoftimeve disa persona kanë qëlluar me thikë oficerin e policisë Xhavit Mucolli 37 vjecar, i cili ka vdekur nga plagët e marra. Deri tash gjashtë persona të përkatësisë kombëtare shqiptare janë arrestuar në ndërlidhje me vrasjen, por autoritetet nuk bënë të ditur indentitetin e tyre.
Një zëdhënës i policisë në Pejë, Louis Drakulich, tha se ende është herët të flitet për motivet e mundshme të kësaj vrasjeje e cila e con në shtatë numrin e policëve të vrarë gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë.
Shërbimi Policor I Kosovës I themeluar pas luftës, numëron rreth 6 mijë pjestarë të cilët veprojnë së bashku më rreth 4 mijë pjestarë të policisë së Kombeve të Bashkuara.