Lidhje

Sulme të reja ajrore amerikane kundër kryengritësve në Falluxha - 2004-10-08


Forcat amerikane kryen sot në mëngjes sulme ajrore kundër një ndërtese që dyshohej si strehë kryengritësish në qytetin Falluxhah. Komanda Qendrore amerikane thotë se kryengritës të udhëhequr nga Abu Musab al-Zarkaui po takoheshin në atë ndërtesë, duke planifikuar sulme të tjera kundër ushtarëve e civilëve irakianë si edhe kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mjekët në një spital të Falluxhës thonë se sulmet ajrore lanë të paktën 8 persona të vdekur dhe 11 të plagosur. Po dje, të paktën dy raketa goditën një hotel të Bagdadit që përdorej nga gazetarë dhe kontraktorë të huaj. Nuk pati të vrarë ose të plagosur.

Sulmi pasoi një ofertë paqeje nga një ndihmës kryesor i klerikur radikal shiit Moktada al-Sadër. Ai tha se anëtarët e milicisë shiite në lagjen Qyteti Sadër të Bagdadit do të çarmatosen nëse policia ndalon ndjekjen e tyre. Një zyrtar irakian i tha Zërit të Amerikës se qeveria kalimtare e ka pranuar ofertën pa zhvillimin e negociatave. //bsa//

XS
SM
MD
LG