Lidhje

Irak: Kryeministri Allawi paralajmëron për veprime ushtarake në Falluxha - 2004-10-31


Kryeministri irakian Iyad Allawi thotë se qeveria e tij po e humb durimin me ekstremistët që kontrollojnë Falluxhan.

Zoti Allawi tha sot se nuk do të mbetet alternativë tjetër, veç veprimeve ushtarake, nëse gjendja nuk zgjidhet së shpejti. Ai tha se qeveria e tij ende nuk a ka tërhequr ofertën për një rrugëdalje për kryengritësit, por shtoi se durimi po shteron.

Qeveria e zotit Allawi u ka kërkuar disa herë ekstremistëve të huaj të largohen nga Falluxha dhe ka bërë thirje që qyteti të pranojë forcat qeveritare të sigurimit.

Trupat amerikane janë përgatitur për një mësymje në shkallë të gjerë ndaj bazave të kryengritësve, ku besohet se strehohen disa mijëra ekstremistë vendas dhe të huaj.

Ndërkohë, sipas njoftimeve, të paktën gjashtë persona u vranë dhe tetë u plagosën në luftimet mes forcave amerikane dhe kryengritësve në qytetin e Ramadit.

XS
SM
MD
LG