Lidhje

Përurohet Biblioteka Presidenciale e Bill Klintonit  - 2004-11-18


Presidenti Bush ishte mes mijëra pjesëmarrësve që u mblodhën sot në Little Rock të Shtetit Arkansa për përurimin e Bibliotekës Presidenciale të ish presidentit Bill Klinton.

Kompleksi që ka kushtuar 165 milionë dollarë, ka një muze dhe një bibliotekë me rreth 100 milionë dokumente që lidhen me vitetet e presidentit Klinton në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Clinton e mori fjalën për të falenderuar gjithë përkrahësit e tij dhe duke përmbledhur filozofinë e tij politike tha se ajo është : “përparësia janë gjithmonë njerëzit”.

Presidenti Bush e quajti parardhësin e tij një kampion të palodhur të paqes në Lindjen e Mesme. Po ashtu ai vuri në dukje se presidenti Klinton ndërhyri për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Ballkan. Presidenti Bush e vlerësoi ish presidentin Klinton për optimizimin duke e quajtur një student serioz të politikës dhe një njeri me shpirt të gjerë.

“Vizitorët në këtë bibliotekë do të kujtojnë përherë premtimin e madh të këtij vendi dhe ëndërrën që u realizua gjatë mandatit të presidentit të 42-të. Biblioteka Presidenciale William J. Clinton është një dhuratë për brezat e ardhshëm nga një njeri që gjithmonë besonte tek e ardhmja. Dhe sot, ne e falenderojmë atë për të shërbimin dhe dahsurinë për vendin e tij.”

Museumi përmban dokumente nga ngjarje të rëndësishme nga vitet e presidentit Bill Klinton që nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes të Oslos në vitin 1993 deri tek skandali me Monika Lewinskin në vitin 1999.

Duke e marrë fjalën, ish presidenti Klinton falenderoi presidentin Bush që mori pjesë në ceremoni dhe me humor shtoi se duke fituar edhe një manfdat tjetër 4 vjeçar, ai e shtyu hapjen e një biblioteke me emrin e tij edhe për 4 vjet të tjerë.

“Të përshëndes me rastin e zgjedhjes dhe të uroj sukses, veçanërisht në këtë kohë më shpresë dhënëse për paqe në Lindjen e Mesme. Më kujtohet kur e dëgjova për herë të parë Presidentin Bush duke mbajtur një fjalim në Iowa dhe i thashë një mikut që kisha aty pranë, “ky njeri do të na mundë në zgjedhje. Ai është një politikan i aftë.”

Pothuajse si gjithë folësit e tjerë, edhe presidenti Klinton theksoi nevojën që amerikanët për t’u bashkuar pas zgjedhjeve të fundit.// lk //

XS
SM
MD
LG