Lidhje

Pauëll takohet me udhëheqës izraelitë e palestinezë në kuadër të përpjekjeve të reja për paqe - 2004-11-22


Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauëll, zhvillon të hënën bisedime të veçanta me udhëheqës izraelitë dhe palestinezë në kuadër të përpjekjeve të reja të paqes në Lindjen e Mesme pas vdekjes së Jaser Arafatit.

Kur arriti të djelën në Izrael, Sekretari Pauëll tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për ringjalljen e procesit të ngecur të paqes. Ai tha se do t’u bëjë thirrje të dyja palëve t’i japin mundësinë një numri sa më të madh palestinezësh që të marrin pjesë në zgjedhjet e janarit për pasardhësin e zotit Arafat.

Gazetat izraelite thonë se pritet që Sekretari Pauëllt’i bëjë thirrje Izraelit të tërheqë trupat nga zonat palestineze për të krijuar një atmosferë më të mirë për zgjedhjet.

Vizita e zotit Pauëll në rajon është e para prej disa udhëtimeve që pritet të bëhen atje prej diplomatësh nga Rusia dhe disa vende evropiane në kuadër të përpjekjeve për rifillimin e procesit të paqes. //a

XS
SM
MD
LG