Lidhje

Ukrainë: Udhëheqësi i opozitës falenderon përkrahësit - 2004-12-09


Në Ukrainë, udhëheqësi i opozitës, Viktor Jushçenko, falenderoi përkrahësit e tij për vazhdimin e protestave kundër zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të muajit të kaluar.

Kandidati pro perëndimit foli pasi parlamenti miratoi një seri projekt-ligjesh kundër mashtrimeve dhe manipulimeve elektorale në prag të një raund të ri zgjedhjesh të urdhëruar nga gjykata e lartë.

Zoti Jushçenko u tha të mërkurën dhjetra-mijëra përkrahësve të opozitës në qendër të Kievit se protestat e tyre paqesore gjatë 17 ditëve ndihmuan në miratimin e projektligjeve të reja.

Në të njëjtën kohë, ai u kërkoi demonstruesve që t’i jepnin fund bllokadës ndaj ndërtesave qeveritare, por një numër prej tyre thanë se do t’i vazhdojnë protestat.

Rivali i tij, kryeministri pro Rusisë, Viktor Janukoviç, e quajti votimin në parlament si jo të ligjshëm. Ai tha se projekt-ligjet e reja nuk do të ndihmojnë për të ndaluar mashtrimet dhe manipulimet në zgjedhje.

Ligjvënësit ukrainas miratuan edhe ndryshime në kushtetutë duke i kaluar parlamentit disa prej kompetencave presidenciale dhe emruan një komision të ri qendror të zgjedhjeve. Presidenti Kuçma i nënshkroi projektligjet e miratuara nga legjislatura. //az//

XS
SM
MD
LG