Lidhje

Jushçenko ka qenë viktimë e helmimit me dioksinë - 2004-12-11


Mjekët në Vienë thanë se udhëheqësi i opozitës ukrainase Viktor Jushçenko ka qenë viktimë e helmimit me dioksinë.

Drejtori i një spitali të njohur të Vienës i tha gazetarëve se niveli i dioksinën në gjakun dhe organet e zotit Jushçenko ishte mëse 1 mijë herë sa normalja. Mjeku Mihael Zimpfer shtoi se pa asnjë dyshim, sëmundja që ia deformoi fytyrën zotit Yushçenko ishte rezultat i helmimit me dioksinë.

Dr. Zimpfer tha se zoti Yushçenko mund të ketë marrë ushqim ose lëngje të helmuara para se të sëmurej në muajin shtator. Ai tha se dyshonte që kjo të ishte bërë nga një palë e tretë por nuk mund ta konfirmonte këtë.

Zoti Jushçenko vazhdimisht ka akuzuar kundërshtarët se janë përpjekur ta helmojnë në prag të zgjedhjeve.

Gjykata e Lartë e Ukrainës i anulloi rezultatet e zgjedhjeve për shkak të manipulimeve të gjera. Sipas rezultateve, kryeministri Viktor Janukoviç fitoi votimet. Balotazhi i urdhëruar nga gjykata është caktuar për datën 26 dhjetor.

XS
SM
MD
LG