Lidhje

M. Abazi:Përdorimi i armëv është i dëmshëm dhe duhet ndaluar - 2004-12-19


Një numër në rritje palestinezësh duket se po e kupton se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga vazhdimi i veprimtarisë terroriste kundër izraelitëve. Një prej deklaratave më të rëndësishme është bërë nga Mahmud Abazi, pasardhësi i Jaser Arafatit në postin e kreut të Organizatës për Çlirimin e Palestinës. “.” “Palestinezët, tha ai, duhet ta kundërshtojnë pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor dhe të Rripit të Gazës përmes mjeteve e mënyrave popullore dhe shoqërore.”

Zyrtarët amerikanë e përshëndetën deklaratën e zotit Abaz. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçer, thotë se dhuna nuk u ka sjellë palestinezëve asnjë përfitim: “Mënyra për realizimin e ëndrrës së krijimit të një shteti palestinez, gjë që ata e dëshirojnë, gjë që ne e dëshirojmë dhe që anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar po përpiqen t’i ndihmojnë ata në këtë drejtim, është të punojnë në mënyrë paqesore përmes negociatave, të ndalojnë dhunën dhe të themelojnë një lloj autoriteti që mund të vendosë themelet e një shteti.”

Zoti Bauçer tha se Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar me izraelitët dhe palestinezët edhe rreth çështjes së nxitjes së trazirave, çështjes së zbutjes së tonit, zbutjes së retorikës lidhur me ato që njëri komunitet thotë për tjetrin.

Në zgjedhjet e planifikuara të 9 janarit, palestinezët do të zgjedhin pasardhësin e të ndjerit Arafat si president të Autoritetit Palestinez. Zgjedhja e një udhëheqjeje të përligjshme palestineze të angazhuar për demokraci, shtet ligjor, qeverisje transparente dhe për ndalimin e dhunës e të terrorit është jetike.

Presidenti Bush thotë se kjo është çështja thelbësore në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit midis izraelitëve dhe palestinezëve: “Populli palestinez meriton një qeveri paqesore që me të vërtetë u shërben interesave të tij dhe populli izraelit ka nevojë për një partner të vërtetë në paqe.”

“Objektivi është i qartë, thotë Presidenti Bush, “dy shtete, Izraeli dhe Palestina, që jetojnë përkrah njëri tjetrit në paqe e siguri. Dhe ky objektiv mund të realizohet vetëm përmes një rruge, rrugës së demokracisë, reformës dhe të shtetit ligjor. Nëse të gjitha palët do të përpiqen, nëse të gjitha vendet e interesuara veprojnë me vullnet të mirë, ky konflikt mund të marrë fund dhe paqja mund të arrihet.”

XS
SM
MD
LG