Lidhje

26 dhjetor-1 janar, afrikano-amerikanët festojnë Kwanzën - 2004-12-23


Kwanza u krijua nga një afrikano-amerikan për të forcuar vlerat e kulturës afrikane që përqëndrohen tek familja dhe marrëdhëniet mes pjesëtarëve të komunitetit.

Për shumë Afrikano-Amerikanë, periudha e festave nga 26 dhjetori deri më 1 janar, ka marrë një kuptim të ri me festimin e Kwanzës.

“Kwanzaa është një festë afrikano-amerikane, që mbështetet tek festivali i frutave të para në shumë vende afrikane, ku pastrohet shpirti dhe falenderohet krijuesi që ishte në gjendje së bashku me komunitetin të mblidhte frutat e para dhe për të rikrijuar veten për një përpjekje të vitit të ri”.

Reverend Willie Wilson është prifti në Kishën Baptiste të Tempullit të Bashkimit në Washington, DC që ka 20 vjet që e feton Kwanzën.

“Siç e përcaktoi Dr. Ron Karenga në vitin 1966, ka 7 parime për secilin nga shtatë simbolet dhe shtatë qirinjtë dhe çdo ditë diskutohet nga një parim. I pari është Umoja që do të thotë Unitet. I dyti është Kujichagulia, që do të thotë vendosmëri, i treti është Ujima, punë dhe përgjegjësi e përbashkët. I katërti është Ujamma që do të thotë ekonomi e përbashkët. I pesti Nia do të thotë synim, i gjashti Kuumba që do të thotë krijimtari dhe i shtati Imani, që do të thotë besim”.

Një natë, bashkësia e kishës feston Ujammën, parimin e katërt të ekonomisë së përbashkët. Reverend Wilson shpjegon.

“Shoqata për bashkëpunimin dhe zhvillimin afrikano-amerikan do të flasë për disa nga bizneset afrikano-amerikane në qytet dhe sesi me një përpjekje të përrbashkët, të mund të punojmë së bashku për të siguruar fonde, hapur vende pune në komunitetin tonë”.

“Kwanzaa është një festë që ndihmon në konsolidimin e vlerave”.

“Nëse duam që disa vlera të trashëgohen dhe disa imazhe të kalojnë brez pas brezi, ne duhet të jemi ata që të përcaktojmë ritualet tona dhe ne duhet të jeni ata që i mësojmë fëmijët. Dhe në këtë periudhë të vitit ne mund të vendosim se çka është e rëndësishme. Dhe mund të ndihmojmë fëmijët të përqendrohen, kur u transmetojmë pasardhësve trashëgiminë, traditat, teknikat e mbijetesës, gjithça që na nevojitet tek fëmijët tanë dhe ata e dinë që në fund të vitit, presin diçka”.

Kwanzaa u jep afrikano-amerikanëve një mundësi për t’u bashkuar me familjen dhe miqtë, duke nderuar trashëgiminë e tyre kulturore.

XS
SM
MD
LG