Lidhje

Nesër zhvillohen zgjedhjet për Presidentin e ri palestinez - 2005-01-08


Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vizituan pikat ushtarake izarelite të kontrollit në territoret e pushtuara palestineze, për t’u siguruar që votuesit të mund të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale palestineze që zhvillohen nesër.

Izraeli thotë se vetëm se ka premtuar t’i lehtësojë kufizimet në territoret palestineze dhe jo t’i heqë ato, si dhe ka paralajmëruar se do ta rishikojë këtë premtim, në se forcat ekstremiste e shfytëzojnë situatën.

Megjithë vështirësitë, zyrtarët e zgjedhjeve thonë se kanë shpërndarë më tepër se 1 mijë kuti votimi në Gazë dhe Bregun Perëndimor. Votimet hapen nesër në orën 7 të mëngjezit dhe më tepër se dy milionë palestinezë që janë të ligjshëm, do të votojnë. Megjithatë, grupet ekstremiste Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.

Anketimet tregojnë se Kryetari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Mahmud Abbas gëzon mbështetjen më të madhe, por ai do të duhet të fitojë një shumicë dërrmuese votash, që të mbizotërojë mes forcave ekstremiste dhe që të fillojnë negociatat me Izraelin.

XS
SM
MD
LG