Lidhje

Presidenti Bush u bën thirrje irakianëve te marrin pjesë në zgjedhje - 2005-01-08


Presidenti Bush u bëri thirrje të gjithë irakianëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 janarit, duke i cilësuar ato si një moment historik dhe shpresëdhënës për Irakun.

Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush konfirmoi dje edhe njoftimet se ai po dërgon një ekip në Irak për të vlerësuar gjendjen e sigurimit.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se misioni do të kryesohet nga gjenerali në pension, Geri Lak. Ai tha se ekipi do të përqendrohet tek mënyrat më të mira për të organizuar dhe dislokuar forcat irakiane të sigurimit dhe për të siguruar një bashkëpunim të mirë me trupat amerikane dhe të koalicionit.

Ndërkohë, një gjeneral amerikan tha në Pentagon se kryengritësit në Irak kanë filluar kohët e fundit të përdorin lëndë plasëse më të fuqishme. Dhe një zyrtar i lartë ushtarak amerikan në Irak tha se kryengritësit mund të jenë duke planifikuar sulme të bujshme, siç u shpreh ai, në prag të zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG