Lidhje

Fotografi të reja nga Hëna më e madhe e planetit Saturn, Titani - 2005-01-15


Shkencëtarët po e përshkruajnë Hënën më të madhe të Saturnit, Titanin, si një botë e ngrirë ngjyrë portokalli me shkëmbinj prej akulli. Zyrtarë të Agjencisë Evropiane të Hapësirës thanë sot në Gjermani se ende po analizojnë fotografitë dhe të dhënat e marra nga sonda Huygens, pasi ajo zbriti dje në sipërfaqen e Titanit.

Shkencëtarët thonë se fotografitë e atmosferës së Titanit dhe pamjet e marra nga anija Kassini tregojnë një terren që i përngjan një zone bregdetare të mbuluar nga re që ngrihen 20 kilometra mbi sipërfaqe. Ata thonë se shihen gjithashtu rryma që rrjedhin mbi sipërfaqe dhe derdhen në një det me metan të lëngshëm. Titani, i cili mendohet se është e vetmja Hënë e sistemit tonë diellor e mbështjellë nga atmosfera, është më i madh se planeti Mërkur.

Studiuesit mendojnë se informacioni i marrë nga ky mision i përbashkët hapësinor ndërmjet agjencive amerikane dhe evropiane të hapësirës mund të ndihmojë për të kuptuar se si u shfaq jeta në Tokë 4 miliardë vjet më parë.

XS
SM
MD
LG