Lidhje

Sharon, Abaz pranojnë një ftesë të Egjiptit  - 2005-02-02


Kryeministri izraelit Ariel Sharon dhe udhëheqësi palestinez Mahmud Abaz pranuan një ftesë të Egjiptit për një takim të nivelit të lartë me udhëheqës të Lindjes së Mesme javën e ardhshme.

Burime jordaneze thotë se ftesën e ka pranuar edhe Mbreti Abdullah, i cili mbështet një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez përmes negociatave. Takimi do të zhvillohet më 8 shkurt në pikën bregdetare Sharm el-Sheik.

Shtëpia e Bardhë thotë se takimi tregon se si palestinezët ashtu edhe izraelitët duan të përparojnë drejt një zgjidhjeje që rezulton në ekzistencën e dy shteteve, në përpushtje me planin ndërkombëtar për paqe. Plani i bllokuar parashikon ekzistencën e shtetit palestinez i cili të ekzistojë në paqe përkrah Izraelit.

Ky takim përkon me vizitën që do të zhvillojë në rajon Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs. Zonja Rajs pritet të zhvillojë bisedime të veçanta me zotin Sharon dhe zotin Abaz një ditë para takimit.

Takimi i nivelit të lartë pritej që pas masave të zotit Abaz muajin e kaluar për të parandaluar sulmet e ekstremistëve palestinezë kundër Izraelit.

XS
SM
MD
LG