Lidhje

Aktivistët sirianë: Të paktën 15 të vrarë nga forcat e sigurisë


Aktivistët sirianë: Të paktën 15 të vrarë nga forcat e sigurisë
Aktivistët sirianë: Të paktën 15 të vrarë nga forcat e sigurisë

Aktivistët sirianë thanë se të paktën 15 persona janë vrarë sot nga forcat e sigurisë që goditën qytetin Rastan.

Dëshmitarët thanë se një numër ndërtesash në qytet janë shkatërruar ndërsa qeveria vazhdon shtypjen e protestave pro-demokracisë.

Dje, grupet e të drejtave thanë se numri i të vdekurve ka arritur në 41 përfshi dy vajza të vogla.

Aktivistët sirianë thanë se të paktën 25 fëmijë janë mes më shumë se 1 mijë të vrarëve që kur filluan protestat kundër presidentit Bashar al-Assad. Organizatorët e opozitës thanë se kanë njoftuar për demonstrata nesër për të nderuar djalin 13 vjeçar i cili thuhet të jetë torturuar dhe vrarë nga forcat siriane të sigurisë – akuzë që autoritetet siriane e hedhin poshtë.

XS
SM
MD
LG