Lidhje

Aktori Robert Davi këndon këngët e Frenk Sinatrës


Aktori Robert Davi këndon këngët e Frenk Sinatrës
Aktori Robert Davi këndon këngët e Frenk Sinatrës

Aktori Robert Davi është rikthyer tek dashuria e tij e parë, muzika, me një album me këngët e këngëtarit të tij të preferuar Frenk Sinatra. Doug Levine i Zërit të Amerikës sjell hollësi.

Pasi kaloi gjysmën e jetës së tij duke realizuar filma, Robert Davi ka hedhur në treg albumin “Davi këndon Sinatrën – On the road to romance” Ai thotë: “Kur vjen nga një familje italiano-amerikane dihet që janë dy figura të cilat duhen konsideruar si modele, Papa i Vatikanit dhe Frenk Sinatra, dhe nuk është e thënë të jenë të renditur në këtë mënyrë.”

Sipas zotit Davi, forca e famës së Sinatrës, si në muzikë ashtu edhe në kinema, ka lënë përshtypje të pashlyeshme.

“Sinatra ishte një aktor i madh prandaj ai ishte në gjendje të përvetësonte dhe të interpretonte shkëlqyehsëm si tekstin e këngëve ashtu dhe muzikën. Ditari i jetës së tij ishin këngët e tij dhe ato këngë duhen përjetuar. Cilësia klasike e zërit të tij, e cila tejkalon kohën, dhe ai tonalitet i mrekullueshëm duhen dëgjuar thellë.”

“Unë dashuroj gjuhën dhe që të vogël më kanë inkurajuar të merresha me art sepse njerëzit mendonin se isha i talentuar. Në klasën e tetë vura re që kisha një zë të mirë. Më pas unë fillova të isha shumë i dhënë pas muzikës, aktrimit dhe sportit. Fillova të luaj futboll amerikan. Fitova konkursin për këngëtarët solistë në Shkollën e Shoqatës së Muzikës së Shtetit të Nju Yorkut dhe isha i pari në renditjen e aktorëve dramatikë të Shtetit të Nju Jorkut. Pra ishte diçka e ndërthurur. Më vonë, në vitin 1977, luajta në filmin tim të parë, ku ishte edhe Frenk Sinatra.”

Robert Davi debutoi në botën e kinemasë përkrah Sinatrës në serialin televiziv të vitit 1977, “Kontratë në Cherry Street”. Qysh atëherë ai ka lujatur në më shumë se 100 filma dhe seriale televizive, përfshi “Die hard”, License to kill” dhe “Criminal minds”.

Për albumin e tij të parë si këngëtar, ai zgjodhi këngë klasike amerikane dhe disa prej melodive më romantike të kohëve tona.

“Për mua muzika është një rrugë për të bashkuar njerëzit. Ky është një vend i mrekullueshëm dhe dashuria për këtë vend është një tjetër element i rëndësishëm. Pra nuk kemi të bëjmë vetëm me romanticitet midis dy njerëzve por edhe me romanticitetin tonë si amerikanë me Amerikën.”

XS
SM
MD
LG