Lidhje

Goditja ajrore amerikane ndaj al-Shabab


Pentagoni ka konfirmuar se një goditje ajrore amerikane në Saakow të Somalisë ka lënë të vrarë shefin e zbulimit dhe sigurisë të grupit ekstremist islamik al-Shabab.

Një deklaratë e Departamentit të Mbrojtjes konfirmoi sot se goditja me raketë Hellfire ndaj një makine la të vrarë të hënën Tahlil Abdi-Shakurin.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se vdekja e komandantit ekstremist do të dëmtojë ndjeshëm aftësinë e al-Shababit për të ndërmarrë sulme kundër qeverisë dhe popullit somalez, aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të tyre.

XS
SM
MD
LG