Lidhje

Afganistan: Përplaset helikoperi i NATO-s, nuk ka viktima


US Solders in Afghanistan
US Solders in Afghanistan

Një helikopter i NATO-s që operohej nga një ekip ushtarak turk u përplas gjatë uljes në Afganistanin jugor.

Zyrtarët e NATO-s thanë se askush nuk u plagos dhe të gjithë ushtarët në bord u dërguan në klinikat aty pranë për mjekim.

Incidenti është duke u hetuar por sipas zyrtarëve nuk ka shenja që të jetë shkaktuar nga zjarri armik.

Qeveria britanike njoftoi ndërkohë se shpërthimi i një bombe në Helmand të Afganistanit jugor la të vrarë një ushtar britanik i cili ishte duke patrulluar.


Ndërkohë, në një zonë të thellë të Afganistanit janë gjetur trupat e të paktën 35 personave. Trupat u gjetën në provincën Badakhshan ku një ortek dy javë më parë shkatërroi të paktën 5 shtëpi.

XS
SM
MD
LG