Lidhje

Presidenti i Bregut të Fildishtë bën betimin për një mandat të ri


Presidenti i Bregut të Fildishtë bën betimin për një mandat të ri

Presidenti i Bregut të Fildishtë bën betimin për një mandat të ri

Presidenti i Bregut të Fildishtë Loront Baghbo bëri sot betimin për një mandat të ri, megjithë protestat nga udhëheqës botërorë se kandidati rival Alasan Uatará ishte fituesi i vërtetë i balotazhit për postin e presidentit.

Presidenti Baghbo e bëri betimin në një ceremoni të transmetuar nga televizioni shtetëror, një ditë pasi Këshilli Kushtetues i vendit hodhi poshtë rezultatet e komisionit zgjedhor që shpallnin fitues zotin Uatará.

Udhëheqës botërorë përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun, presidentin amerikan Barak Obama dhe presidentin francez Nikola Sarkozi kanë njohur zotin Uatará si presidentin e zgjedhur të Bregut të Fildishtë dhe i kanë bërë thirrje zotit Loront Baghbo të pranojë rezultatet.

XS
SM
MD
LG