Lidhje

17 korrik: Anija e hapësirës Apollo i afrohet Hënës; Spanja i dorëzon Floridën Shteteve të Bashkuara

  • Zëri Amerikës

Anija e hapësirës Apollo i afrohet Hënës

Më 17 korrik 1969, astronautët e anijes amerikane të hapësirës Apollo 11 korigjuan kursin e fluturimit për të hyrë në orbitë rreth Hënës. Kjo procedurë ishte me rëndësi vendimtare për uljen e tyre në Hënë pas tri ditësh, që do të ishte hera e parë që njeriu shkelte në Hënë. Tensioni në kabinën e fluturimit gjatë manovrës ishte i madh. Por gjithçka kaloi me sukses.

Gjatë orëve që do të vijonin, tre astronautët në bordin e Apollos u morën me përgatitjet për uljen mbi sipërfaqen e Hënës. Ndërkohë, në Tokë, gazeta Nju Jork Times deklaronte se e tërhiqte artikullin e saj të vitit 1920, ku vihej në lojë shkencëtari amerikan Robert Godard, i cili në atë kohë kishte parashikuar se një ditë raketat do të fluturojnë në

Spanja i dorëzon Floridën Shteteve të Bashkuara

Më 17 korrik 1821, Spanja ia dorëzoi zyrtarisht Floridën Shteteve të Bashkuara. Ky gadishull subtropikal në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara kishte qenë territor spanjoll qysh nga viti 1513. Por në vitin 1803, Shtetet e Bashkuara ngritën pretendimin se Florida perëndimore, një territor që aktualisht përfshin pjesë të shtetit Alabama, Misisipi dhe Luizianës, ishte e përfshirë në marrëveshjen për blerjen e Louizianës.

Louiziana i ishte blerë Francës nga Shtetet e Bashkuara vite më parë. Spanja, e cila ishte e zënë me punë të tjera në Evropë si dhe me revolucionet në kolonitë e saj të Hemisferës Perëndimore, nuk e kundërshtoi pretendimin amerikan. Dy vendet nënshkruan një traktat, në të cilin Spanja hiqte dorë nga pretendimet mbi Floridën Perëndimore dhe ia dorëzonte këtë gadishull Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG