Lidhje

Armenët përkujtojnë viktimat e masakrave turke


Armenët përkujtojnë viktimat e masakrave turke
Armenët përkujtojnë viktimat e masakrave turke

Rreth 10 mijë vetë u mblodhën dje në kryeqytetin armen, Jerevan, për të kujtuar viktimat e vrasjeve masive të armenëve nga turqit osmanë. Pjesëmarrësit marshuan me qirinj në duar deri tek një përmendore në majë të një kodre për të shënuar 96 vjetorin e masakrave, që kujtohen më 24 prill.

Armenia thotë se vrasjet e afro 1.5 milionë armenëve nga viti 1915-1923 përbënin gjenocid. Turqia e hedh poshtë këtë akuzë, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një fushatë sistematike kundër armenëve dhe se trazirat që pasuan shpërbërjen e Perandorisë Osmane shkaktuan të vdekur edhe në radhët e popullatës turke.

Presidenti Barak Obama nxori dje një deklaratë në nderim të viktimave. Ai i cilësoi vrasjet si “akte të tmerrshme që u shënuan 96 vjet më parë, duke rezultuar në një nga masakrat më të rënda të shekullit të 20” por nuk përdori fjalën gjenocid.

XS
SM
MD
LG