Lidhje

Papa Benedikti vazhdon vizitën në Londër pavarësisht kërcënimeve ndaj tij


Papa Bendedikri foli para ligjvënësve britanikë dhe u lut sëbashku me Kryepeshkopin e Kishës Anglikane dje gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Britaninë e Madhe.

Papa e plotësoi gjithë itinerarin e vizitës, pasi policia britanike arrestoi gjashtë persona në lidhje me një kërcënim ndaj Papa Benediktit gjatë vizitës së tij historike në Londër.

Benedikti i 16-të është i pari udhëheqës i kishës katolike që hyn në Pallatin Lambeth, rezidenca e Kryepeshkopit të Kanterberit, që kur Kisha e Anglisë u shkëput nga Roma në vitin 1534. Papa dhe Kryepeshkopi Rouan Uilliams bënë një lutje të përbashkët në Katedralen Uestminster pas fjalimit më parë të Papës në parlament.

Të dyshuarit për komplotin kundër papës u indentifikuan vetëm si pastrues rrugësh. Media britanike njoftoi se disa prej tyre janë me origjinë algjeriane.

XS
SM
MD
LG