Lidhje

SHBA: Pakicat etnike shfrytëzojnë regjistrimin e popullësisë


SHBA: Pakicat etnike shfrytëzojnë regjistrimin e popullësisë
SHBA: Pakicat etnike shfrytëzojnë regjistrimin e popullësisë

Në Shtetet e Bashkuara po bëhet regjistrimi i popullsisë, një fenomen që kryher një herë në 10 vjet. Më shumë se 300 milion njerëz duhet të regjistrohen dhe të ndahen në kategori, mes tyre edhe origjina e tyre etnike. Jerome Socolovsky i Zërit të Amerikës njofton se grupet pakicë po përpiqen ta shfrytëzojnë procesin e regjistrimit të popullsisë për të shtuar praninë e tyre kolektive.

Në Sharlot të Karolinës së Veriut është një ditë e zakonshme, dhe radio-stacioni në spanjisht La Formula ka një të ftuar. Aktivistja e komunitetit hispanik Cristina La Paz thotë se hispanikët duhet të mbushin format e regjistrimit, që kanë marrë me postë.

"Ne duhet të tregojmë se jemi pakica më e madhe në Shtetet e Bashkuara", thotë Kristina La Paz, aktiviste latine.

Këtë vit, Zyra e Regjistrimit të Popullsisë në Shtetet e Bashkuara po bën një përpjekje të veçantë për numërimin jo vetëm hispanikët por të gjitha pakicave etnike.

Zyra pagoi për një reklamë në rusisht, e cila informon shikuesit si ta mbushin formën e regjistrimit.

Ka gjithashtu video dhe materiale të tjera në 62 gjuhë të folura nga emigrantët për të promovuar regjistrimin e popullsisë.


Një restorant i Uashingtonit është pronë e një imigranti nga Trinidadi dhe u zgjodh nga drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Popullsisë, Robert Groves për të filluar procesin e regjistrimit.

“Nëpërmjet regjistrimit të popullsisë, bëhet e ditur se një grup i ri imigrantësh është i pranishëm në vend. Ata janë pjesë e përbërjes së re të vendit, prandaj regjistrimet e popullsisë janë të rëndësishme edhe për këtë aspekt".

Një regjistrim më i lartë i popullsisë tërheq një pjesë më të madhe të ndihmave qeveritare prej miliarda dollarësh për komunitetet.

Shumë myslimanë në Folls Çërç, zonë periferike e Uashingtonit, shkojnë në qendrën islamike Dar Al-Hixhrah.
Sheikh Mohamed Al-Hanooti u kërkon besimtarëve që të mbushin formën e regjistrimit të popullsisë.

"Duhet të mbushni formularët. Ka njerëz që mund t’ju ndihmojnë. Me këtë mund të ndihmoni fëmijët dhe familjet tuaja".

Në bazë të ligjit, procesi i regjistrimit duhet të përfshijë këdo në vend, madje edhe imigrantët e paligjshëm, por ky grup në përgjithësi i shikon me dyshim autoritetet.

Zoti Al Hanooti u thotë myslimanëve që sapo mbrrijnë në Amerikë që të marrin pjesë në të gjitha aspektet e demokracisë amerikane.

"Nëse doni të jetoni në këtë vend, ju duhet të bëni një jetë normale në çdo drejtim".

Por jeta normale në Amerikë ka një domethënie të gjerë, përfshirë edhe ushtrimin e besimit fetar. Ky tempull është një qendër ku mblidhet komuniteti sik, një komunitet në rritje me banim në lagjet periferike të Uashingtonit.

Zyra e Regjistrimit të Popullsisë thotë se sikët janë një grup fetar dhe në bazë të ligjit nuk mund të bëhen pyetje rreth përkatësisë fetare. Kjo e acaron Jaspreet Singh të grupit mbrojtës Sikët e Bashkuar.

"Si mbrojtëse e komunitetit tim, kur shkoj për të takuar një senator apo një konfresmen, ata më pyesin për numrin e sikëve në distriktin tim dhe unë nuk mund t’u jap një numër të saktë".

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë luajnë një rol të rëndësishëm në diskutimin e vazhdueshëm në Amerikë rreth përbërjes së saj etnike.
Dhe ndërsa pakicat po përpiqen të numërohen, popullata e bardhë relativisht po tkuret.
Byroja e Regjistrimit të popullsisë parashikon se deri në mes të shekullit, shumica e bardhë do të bëhet pakicë.




XS
SM
MD
LG