Lidhje

FMN: Juani kinez, nën vlerën reale në tregun e shkëmbimit valutor

  • Zëri Amerikës

FMN: Juani kinez, nën vlerën reale në tregun e shkëmbimit valutor

FMN: Juani kinez, nën vlerën reale në tregun e shkëmbimit valutor

Eksperti më i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se monedha kineze është me vlerë më të ulët në shkëmbimet valutore, duke ngritur kështu një pyetje delikate që ka ndarë mendimet e drejtuesve të institucionit me bazë në Uashington.

Nigel Chalk, shefi i misionit kinez në FMN tha sot se monedha kineze “mbetet nën nivelin e tregut të shkëmbimit të monedhave”.

Në vlerësimin e parë në publik të ekonomisë kineze në tre vite, 24 pjestarët e bordit të FMN bënë thirrje ditën e martë për më shumë fleksibilitet për monedhën kineze. Por ndërsa disa drejtues ranë dakort me ekipin e FMN-së që vlera e juanit është shumë e ulët, të tjerët mendonin se nuk ka prova të mjaftueshme për t’u thënë kjo.

Vlera e juanit është kthyer në një burim përçarjeje mes Kinës dhe një pjese të partnerëve të saj tregtarë. SHBA dhe vendet e tjera mendojnë se një vlerë më e lartë e juanit mund të korrigjojë një mungesë të madhe ekuilibri në tregti, që shkaktohet në favor të Kinës.

XS
SM
MD
LG