Lidhje

Discovery lëshohet nga Qendra Kenedi e Hapësirës në Florida


Anija amerikane e hapësirës Discovery u lëshua sot nga Qendra Kenedi në Florida me 6 astronautë amerikanë dhe një japonez në bord për t’u ankoruar në Stacionin Orbital Ndërkombëtar. Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se lëshimi u krye siç pritej.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimit, Discovery pritet të arrijë në stacionin e hapësirës të mërkurën. Astronautët do të çojnë në laboratorin orbital pjesë këmbimi dhe eksperimente shkencore.

Ky mision do të jetë i pari në të cilin 4 femra ndodhen në Stacionin Orbital Ndërkombëtar në të njëjtën kohë, tre si pjesë e anijes Discovery dhe e katërta në stacionin e hapësirës.

XS
SM
MD
LG