Lidhje

OSBE paralajmëron Hungarinë rreth ligjit të ri të medias


OSBE paralajmëron Hungarinë rreth ligjit të ri të medias
OSBE paralajmëron Hungarinë rreth ligjit të ri të medias

Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë paralajmëroi Hungarinë se ligji i ri i medias kërcënon pavarësinë e shtypit dhe të përdorimit të Internetit në vend.

Dunja Mijatoviç e OSBE-së i bëri thirrje qeverisë hungareze që ta rishkruajë ligjin.

Zonja Mijatoviç tha se kontrollet mbi median, të mbështetura nga qeveria e qendrës së djathtë të kryeministrit Viktor Orban mund të shpërdorohet lehtë për qëllime politike.

Sipas Karol Jakuboviç, një prej studjuesve më të njohur të medias në Evropë, ligji hungarez për median është shkak për "shqetësime shumë serioze", siç u shpreh ai. Zoti Jakuboviç e shqyrtoi ligjin për OSBE-në.

Parlamenti i Hungarisë e miratoi ligjin këtë verë, duke i futur organizatat e shtypit nën ombrellën e një agjencie të vetme të kontrolluar nga qeveria. Një ligj tjetër për të cilin do të votohet në muajt e ardhshëm do të përfshinte edhe përdorimin e Internetit. 

XS
SM
MD
LG