Lidhje

Barrozo, optimist për të ardhmen e ekonomisë së BE


Barrozo, optimist për të ardhmen e ekonomisë së BE
Barrozo, optimist për të ardhmen e ekonomisë së BE

Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo ofroi sot garanci se Evropa nuk do të precipitojë në një recesion të dytë.

Zoti Barrozo i bëri komentet në Kanberra të Australisë, pas bisedimeve me kryeministren Xhulia Gillard. Ai tha se monedha e përbashkët mbetet e fortë dhe se udhëheqësit e rajonit po u përgjigjen me guxim problemeve.

Tregjet globale janë goditur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, kryesisht si rezultat i problemeve në tregun amerikan të punës dhe shqetësimeve në rritje për problemet e borxhit në Evropë, veçanërisht në Greqi. Por zoti Barrozo tha se analistët evropianë parashikojnë rritje, megjithëse të ulët, për ekonominë evropiane.

Presidenti i Komisionit Evropian bëri një ndalesë në Australi para se të shkojë në Zelandën e Re për Forumin e Ishujve të Paqësorit këtë javë.

XS
SM
MD
LG