Lidhje

Borxhi i Portugalisë shkakton shqetësime për Evropën


Borxhi i Portugalisë shkakton shqetësime për Evropën
Borxhi i Portugalisë shkakton shqetësime për Evropën

Një nga agjencitë më të mëdha të vlerësimeve ekonomike hodhi dyshime mbi aftësinë e Portugalisë për të paguar borxhin e saj, duke ngjallur shqetësime të reja rreth qendrueshmërinë e ekonomive më të dobëta të Europës.

Firma Fitch Ratings uli sot shkallën e vlerësimit për Portugalinë dhe paralajmëroi se rritja e dobët ekonomike mund t’ia bëjë më të vështirë qeverisë së këtij vendi shlyerjen e kredive në muajt e ardhshëm.

Portugalia është një prej disa vendeve të eurozonës që kanë vështirësi në pagimin e borxheve të mëdha. Shqetësimet më të mëdha janë përqendruar te Greqia, ku deficiti buxhetor kapte 13 përqind të GDP-së në fillim të këtij viti.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Ekonominë, Olli Ren po u bën thirrje udhëheqësve të BE-së të ndihmojnë Greqinë me përqindje më të ulëta interesi për pagimin e borxhit, duke thënë se kjo është një çështje e ngutshme. Kriza financiare greke ka shkaktuar rënien e euros, e cila sot arriti një rekord të ri të ulët në krahasim me dollarin.

XS
SM
MD
LG