Lidhje

Vazhdojnë temperaturat e ulëta në një pjesë të madhe të Evropës


Vazhdojnë temperaturat e ulëta në një pjesë të madhe të Evropës
Vazhdojnë temperaturat e ulëta në një pjesë të madhe të Evropës

Edhe sot një pjesë e madhe e Evropës u përfshi nga moti i ashpër i dimrit.

Berlini dhe Brukseli ishin ende të mbuluar nga dëbora, ndërkohë që temperaturat në kryeqytetin gjerman ranë gjatë natës në minus 18 gradë Celsius.

Temperaturat gjatë ditës në të dy këto kryeqytete ishin rreth minus 5 gradë Celsius.

Edhe Britania vazhdoi të përjetonte temperatura nën zero, ndërsa dëbora mbulonte zona të mëdha të vendit, siç shihet në këtë imazh satelitor të NASA-s të marra dje nga hapësira.

Zyra Meteleologjike e Britanisë rregjistroi sot temperatura minus 22.3 gradë Celsius në fshatin Highland të Altnaharras, madje në gjithë vendin temperaturat vazhdojnë të jenë nën zero.

Moti tepër i ftohtë ka shkaktuar kaos në disa pjesë të Evropës, pasi aeroportet u mbyllën dje në disa vende, megjithëse situata duket se u përmirësua pak sot.

Në Britani, aeroporti Gatwick u rihap pasi dëbora e madhe bëri që ai të mbyllej për 48 orë, por shtyrjet e fluturimeve, madje edhe anulimet e tyre, pritej të vazhdonin për shkak të temperaturave të vazhdueshme nën zero.

Aeroporti Heathrow i Londrës u hap, por faqja e tij elektronike i udhëzonte udhëtarët se disa fluturime ishin shtyrë ose anuluar fare.

Aeroporti Çarls de Goll i Parisit, ku dje pati disa vonesa, nuk njoftoi probleme sot.

"Më pëlqen shumë kjo pamje, e dua shumë dëborën, është shumë e bukur," thotë ajo.

Edhe aeroporti Edinburg i Skocisë u rihap, ndërkohë që aeroporti i qytetit të Londrës filloi fluturimet.

Gjetkë në Evropë, numri i të vdekurve në Poloni arriti në 30, ndërsa disa prej përmbytjeve më të rënda në gati një shekull dëmtuan rëndë Ballkanin.

Shumë prej të vdekurve në Poloni ishin njerëz të dehur ose të pastrehë, prandaj edhe policia patrulloi rrugët me shpesë që të parandalonte vdekje të tjera nga ngrica.

Sot temperaturat në pjesën më të madhe të Polonisë ishin minus 15 gradë Celsius.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Bosjne, Serbi dhe Mal të Zi dhe evakuan qindra njerëz pasi shirat e rrëmbyer shkaktuan përmbytje përgjatë Lumit të Drinit, më të rëndat në 104 vjet.

Megjithatë ujrat nga përmbytjet në Bosnje u tërhoqën ndjeshëm gjatë natës, duke lënë baltë dhe mbeturina në shumë zona të vendit.

XS
SM
MD
LG