Lidhje

Shkencëtarët krijojnë për herë të parë enë artificiale gjaku


Shkencëtarët në Gjermani kanë krijuar për herë të parë enë artificiale gjaku, përmes përdorimit të printimit me teknologjinë 3 dimensionale. Ata thonë se kjo teknologji është një hap përpara drejt krijimit të organeve artificiale për transplantim, ndonëse do të duhet një kohë e gjatë për të arritur deri në atje.

Shkencëtarët në Institutin Fraunhover në Shtutgard punuan intensivisht për tre vjet me radhë për projektimin dhe krijimin e arterieve artificiale plastike, përmes një printeri 3-dimensional. Gjatë procesit të printimit, arteriet goditen në mënyrë intensive me rreze lazer, duke realizuar lidhjen e molekulave dhe elasticitetin e materialit plastik.

Por shkencëtarët thonë se kjo arritje premtuese do të marrë kohë të zbatohet në praktikë tek pacientët.

XS
SM
MD
LG