Lidhje

Grekët vendosin se si do të votojnë në zgjedhjet e 6 majit


Këtë të dielë, me 6 maj, Greqia zhvillon zgjedhjet e përgjithëshme. Pas dy paketave të mëdha me ndihma financiare në tre vitet e fundit, reputacioni i dy partive të mëdha tradicionale në Greqi, socialistët dhe konservatorët ka rënë. Përllogaritjet tregojnë se mbështetja për këto parti është përgjysmuar krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Shumë grekë shtrojnë tani pyetjen nëse politika dhe politikanët në Greqi kanë ndonjë rëndësi.

Ky është Gjiri Rethimno’ i Kretës, në prag të sezonit turistik. Njerëzit këtu thonë se u kanë rezistuar masave të ashpra më mirë se sa në kryeqytet. Sezoni turistik i vitit të kaluar ishte i mirë pasi prostestat në Afrikën Veriore i sollën turistët në Greqi.

Studentët e universitetit po ashtu siguruan mbushjen e bareve në qytet.

Por ky vit nuk duket i mirë. Sipas banorëve, turistët gjermanë druhen nga fyerjet ndërkohë që turistët amerikanë kanë frikë nga trazirat. Numri i vizitorëve nga këto vende ka rënë. Një menaxher hoteli thotë se kjo verë mund të jetë katastrofike.

Shumë grekë fajësojnë dy partitë kryesore për korrupsion dhe keqmenaxhim si shkakun që e ka vënë Greqinë në këtë pozitë. Pritet që këto parti të humbasin gjysmën e vendeve. Zëvendës kryetarja socialiste e bashkisë në Rethimno’ thotë se votuesit kanë të drejtë të jenë të zemëruar.

“Kam frikë se kemi bërë shumë gabime. Megjithatë besoj se do t’i korrigjojmë. Ne sapo kemi filluar të mësojmë nga gabimet dhe kemi forcën për të qenë më të fuqishëm dhe më të mençur.”

Shumë të rinjë grekë, si Sifis dhe George, ndihen të tradhtuar nga gjenerata e vjetër. Sifis nuk do të votojë. Ai ka humbur besimin ndaj partive kryesore.

“Mendoj se duke i thënë qeverisë se shumica e njerëzve nuk do të votojnë, kjo tregon diçka. Do të bëjë më shumë bujë sesa të votosh për partitë e vogla.”

Stelios ka një irritim të ngjashëm ndaj politikanëve të gjeneratës së prindërve të tij por ai do të votojë, dhe do të votojë për një nga partitë e vogla.

“Abstenimi apo mospjesmarrja në votime nuk i zgjidh problemet. Je pjesë e problemit ndaj duhet të votosh, sipas mendimit tim. Nëse nuk voton, një përqindje e madhe do të shkojë tek partitë e mëdha.”

Zgjedhjet e së dielës do ta çojnë Greqinë drejt një situate të re politike. Më shumë se 10 partitë e vogla që do të marrin vende në parlament janë kundër masave shtrënguese të imponuara nga Bashkimi Evropian. Shumë duan largimin nga eurozona. Pasoja për bizneset si kjo pastiçeri do të jenë të rënda.

Për grekët, e ardhmja është e pasigurtë.

XS
SM
MD
LG