Lidhje

Rusia shtyn kthimin e 3 astronautëve nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës


Rusia shtyn kthimin e 3 astronautëve nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës
Rusia shtyn kthimin e 3 astronautëve nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Agjencia ruse e hapësirës njoftoi se do të shtyjë rikthimin e tre astronautëve nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës dhe do të shtyjë gjithashtu nisjen e tre pjestarëve të rinj në hapësirë, mbasi një anije me pajisje e pa ekuipazh, u përplas javën e kaluar.

Aleksei Krasnov, kreu i menaxhimit të programit të fluturimeve në hapësirë, tha sot se rikthimi i tre astronautëve nga hapësira, i planifikuar për në datën 8 shtator, do të bëhet më 16 shtatorit. Misioni i ardhshëm, për dërgimin e tre astronautëve të tjerë në stacionin e hapësirës do të nisë nga fundi i tetorit ose fillimit të nëntorit, në vend që të kryhej në 22 shtator.

Anija Soyz pa ekuipazh, e cila ishte planifikuar që të sillte pajisje në stacionin e hapësirës, u rrëzua në 24 gusht duke u përplasur në rajonin rus të Siberisë. Agjencia e hapësirës, Roskozmos, tha se do të kryhen dy fluturime paraprake me raketat Sojuz përpara se të niset ekipi i ardhshëm në stacionin hapsinor.

XS
SM
MD
LG