Lidhje

Minutat e Hollivudit


Minutat e Hollivudit
Minutat e Hollivudit

Halle Berry kthehet në ekranin e gjerë për herë të parë në tre vjet me dramën Frankie & Alice. Aktorja është producente dhe interpreton në filmin që i merr ngjarjet nga vitet ‘70 dhe ku ajo luan rolin e të dy personazheve – një kërcimtare stripti me emrin Frankie dhe personalitetin e saj ndryshe, një grua të bardhë raciste të jugut me emrin Alice.

Berry e quan filmin më sfiduesin që i është dashur të bëjë.

“Si producente më është dashur të vendos për shumë gjëra në film. Dhe si aktore ky ishte ndoshta filmi më i vështirë për mua. Pra ishte sfidues në shumë nivele”.

Berry thotë se se ka punuar për një dekadë për realizimin e këtij filmi i cili u vonua më pas pasi nuk gjeti dot një distributor. Ajo thotë se projekti i lindi nga një interes te sëmundjet mendore dhe nga kurioziteti për të eksploruar reagimin e njerëzve ndaj racizmit.

Aktori Adrian Holmes që luan të dashurin e saj në film, i quan skenat pasionante me Berryin – pikën kulmore të punës së tij.

Frankie & Alice del në kinematë amerikane më 10 dhjetor.

Natalie Portman iu bashkua aktorëve të tjerë të thrillerit psikologjik Black Swan në premierën e filmit që u zhvillua këtë javë në Nju Jork.

Drama zhvillohet në botën e baletit në qytetin e Nju Jorkut – Portman luan Ninën, një balerinë e mirë ana e errët e së cilës del në pah kur ajo përgatitet për rolin e saj në baletin Swan Lake. Portman e cila ka qënë kërcimtare si fëmijë, filloi të stërvitej një vit përpara xhirimeve të filmit.

“Ishte një skenë e tensionuar, thotë Portman. Nuk kishte ndërprerje në xhirime ku mund të qeshnim. Vetëm punuam. Punova për të mbajtur një regjim fizik për të më ndihmuar me disiplinën e baletit. Më duhet të nxehesha pesë apo gjashtë herë në ditë sa here që kisha për të xhiruar një skenë”.

Xhelozitë e vjetra dhe rivalitetet e reja janë në qendër të dramës. Regjisor i filmit është Darren Aronofski.

XS
SM
MD
LG