Lidhje

HRW: Perëndimi tepër i butë ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut

  • Zëri Amerikës

HRW: Perëndimi tepër i butë ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut

HRW: Perëndimi tepër i butë ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut

Organizata Human Rights Watch thotë se beson se Perëndimi, veçanërisht Bashkimi Evropian, nuk po bëjnë sa duhet për t’ua bërë të qartë qeverive sa i rëndësishëm është respektimi i të drejtave të njeriut.

Kjo organizatë ndërkombëtare veçoi Bashkimin Evropian me 27 anëtarë në takimin vjetor për të rishikuar gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.

Në një deklaratë që shoqëroi raportin vjetor, drejtori ekzekutiv i organizatës Kenneth Roth tha “mbështetja rituale e dialogut dhe bashkëpunimit me qeveri shtypëse shpesh kthehet në justifikim për mungesë angazhimi për të drejtat e njeriut”.

Zoti Roth shtoi se “dialogjet konstruktive” siç i quan BE-ja, janë ndër shembujt më të spikatur të kësaj tendence globale. Dështimi i BE-së, thuhet më tej në dialog, për t’i bërë presion të mjaftueshëm qeverive në Uzbekistan dhe Turkmenistan, është një ndër shembujt e këtij qëndrimi pasiv.

Organizata po ashtu i bën thirrje bllokut evropian të tregojë angazhim më të madh për të drejtat e njeriut brenda kufijve të tij, veçanërisht me emigrantët.

Raporti kritikon edhe Presidentin Barak Obama se nuk ka marrë hapa konkrete në mbështetje të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG