Lidhje

Irani, konferencë ndërkombëtare për çarmatimin bërthamor


Irani njoftoi sot se do të organizojë nga fundi i këtij muaji një konferencë ndërkombëtare për çarmatimin bërthamor. Kryenegociatori iranian, Said Xhelili, tha se Kina do të marrë pjesë në bisedimet që kanë si qëllim promovimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore. Konferenca dy ditëshe është në plan të fillojë më 17 prill, katër ditë pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë ndërkombëtar për sigurimin bërthamor që do të mbahet në Uashington. Presidenti i Kinës, Hu Gjintao pritet të marrë pjesë në takimin e Shteteve të Bashkuara. Kina i ka kundërshtuar përpjekjet për t'i vënë sanksione të reja Iranit për shkak të dyshimeve për programin e tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e akuzojnë Iranin se po punon për pasurimin e uraniumit me qëllimin për të ndërtuar armë bërthamore, akuzë që Republika Islamike e hedh poshtë.

XS
SM
MD
LG