Lidhje

Zyrtarët irakianë fajësojnë al-Kaidën për masakrimin e sunive në Xhabur

  • Zëri Amerikës

Disa zyrtarë irakianë fajësojnë al-Kaidën për vrasjet brutale, siç shprehen ata, të paktën të 24 njerëzve në një fshat suni pranë Bagdadit. Zyrtarë të ushtrisë thonë se kanë rrethuar zonën sot dhe kanë vendosur ndalimqarkullimin për të kryer hetimet.

Ata thonë se viktimat, mest tyre pesë gra, ishin rrahur rëndëpra se të vriteshin. Zyrtarët thonë gjithashtu se viktimat kishin lidhje me lëvizjen Zgjimi, grup suni i mbështetur nga qeveria që ndihmoi trupat amerikane dhe irakiane në luftën kundër al-Kaidës në vitet 2006 dhe 2007.

Zyrtarët dhe dëshmitarët okularë thanë se sulmi ndodhi dje, kur sulmuesit të veshur me uniforma ushtarake, hynë në tri shtëpi në lagjen Jabour, në jug të kryeqytetit. Disa dëshmitarë thonë thanë se sulmuesit u paraqitën si ushtarë amerikanë. Zyrtarët irakianë thanë se të paktën 25 njerëz janë ndaluar në lidhje me vrasjet.

XS
SM
MD
LG