Lidhje

Kat-Skan pakëson 20% rastet e vdekjeve nga kanceri në mushkëri


Kat-Skan pakëson 20% rastet e vdekjeve nga kanceri në mushkëri
Kat-Skan pakëson 20% rastet e vdekjeve nga kanceri në mushkëri

Një studim mes duhanpirësve tregon se shqyrtimi me me Kat-Skan (CT) pakëson 20 përqin rastet e vdekjeve nga kanceri në mushkëri. Kanceri në mushkëri është një sëmundje me shkallë të lartë vdekshmërie.

Angela Tauro iu nënshtrua një CT skan në spitalin e univeristetit Yale, ku mjekët i zbuluan një tumor në mushkëri dhe ia hoqën atë me operacion.

Ajo thotë se sot është gjallë falë skanimit, që është më shumë se një radiografi.

Studimi u krye nga viti 2002 deri më 2004 dhe mori në shqyrtim më shumë se 53.000 persona të moshës së mesme që kishin pirë një paketë cigare në ditë për 30 vjet ose më shumë.

Pjesmarrësit u ndanë në dy grupe; një grup krey 3 skanimeve në vit, ndërsa grupi tjetër kreu radiografi.

Studiuesit gjetën se një radiografi nuk mund të tregojë shenjat e hershme të kancerit në mushkëri. Por tomografia e kompjuterizuar axiale - e njohur më mirë si një Kat-Skan spiral ose helical - u jep mjekëve më shumë hollësi rreth gjendjes së mushkërive.

Dr Christine Berg e Institutit Kombëtar të Kancerit thotë se gjatë këtij procesi pacientit i thuhet të mbajë frymën dhe aparati mer fotografi shumë të qarta përmes mushkërive ku mjekët mund të dallojnë edhe çrregullimet më të vogla.

Rastet e mbijetesës me kancer të mushkërive janë të pakta. Vetëm 15 përqind e atyre të diagnostikuar me këtë sëmundje jetojnë më shumë se pesë vjet. Por Dr Berg thotë se skanimet e herëshme me dozë të ulët mund t'i përmirësojnë mundësitë për të mbijetuar.

"Nëse pacienti diagnostikohet me shkallë fillestare të sëmundjes, e cila mund të zbulohet me skanim helikal me dozë të ulët, pacienti ka 60 përqind shanse të mbijetojë për 5 vjet. Kjo nuk është ende 100 përqind, por jemi duke bërë përparim."

Rezultatet e studimit treguan një ulje 20 për qind rasteve të vdekjeve nga kanceri i mushkërive midis atyre që kishin bërë kat-skan, në krahasim me ata që kishin kryer radiografi X-rrezeve.

Por edhe skanimi spiral ose helikal ka të metat e veta. Rreth 20 përqind e të dhënave të kësaj analize lexohen gabim.

Në Shtetet e Bashkuara, kostoja e një shqyrtimit Kat-Skan (CT) nuk mbulohet gjithmonë nga sigurimi shëndetësor. Por disa spitale kanë filluar të ulin çmimin e për të inkurajuar duhanpirësit si Leslie Greissing të vijnë. Ajo thotë se është e kënaqur që e bëri.

Por aparatet e skanimit spiral nuk janë në dispozicion në shumë pjesë të botës, Dr Berg thotë se mënyra më e mirë për parandalimin e kancerit të mushkërive është e thjeshtë; nëse pini sduhan, lëreni.

XS
SM
MD
LG