Lidhje

Libri i ri “Zhaklin Kenedi, biseda historike mbi jetën me Xhon Kenedin”


Libri i ri “Zhaklin Kenedi, biseda historike mbi jetën me Xhon Kenedin”
Libri i ri “Zhaklin Kenedi, biseda historike mbi jetën me Xhon Kenedin”

Një libër i ri, i cili ka dalë në shtyp këto ditë ka ngjallur mjaft interes në Shtetet e Bashkuara. Libri i titulluar: “Zhaklin Kenedi, biseda historike mbi jetën me Xhon Kenedin”, përfshin disa intervista që ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara i dha 4 muaj pas vrasjes së të shoqit, më 23 nëntor të vitit 1963, ndidhmësit të presidentit Kenedi, Artur Sleshinger. Libri shoqërohet me 8 CD me zërin e zonjës Kenedi.

Zhaklin Kenedi, e njohur si Xheki, thotë se dëshira e saj ishte ta bënte të shoqin, Presidenti Kenedi të ndjehej krenar. Në intervista ajo kujton bisedat me të shoqin dhe flet përmend momente të veçanta nga jeta e tyre, si vizitat në disa vende të botës. Ajo sjell detaje nga jeta e përbashkët dhe flet si për librat që i pëlqente të lexonte presidenti Kenedi, e deri tek mënyrën si ai e përjetoi situatën serioze të krijuar gjatë luftimeve në Gjirin e Derrave, në Kubë.

Zëri i regjistruar i Xheki Kenedit tingëllon i qetë, rinor dhe i qartë dhe intervista ndërpritet herë pas here nga zërat e fëmijëve të saj, Karolinës, që ishte 5 vjeç dhe Xhonit, që ishte 3 vjeç kur vdiq i ati. Në libër thuajse nuk përmendet fare vrasja e Presidentit Kenedi. Në parathënien që shoqëron librin, Karolinë Kenedi thotë se e ëma kishte folur gjerësisht për vrasjen e të shoqit me historianin William Manchester, por më vonë ajo kërkoi që pjesa më e madhe e materialit të mos publikohet para vitit 2067.

Libri i parë që shkroi William Manchester “Vdekja e një Presidenti”, u botua në vitin 1967.

XS
SM
MD
LG